I pyetur nga gazetarët në lidhje me një lajm të shpërndarë në media për një kërcënim që ka marrë nga një i ri, Rama ka thënë se nuk është i shqetësuar për këto tema. Ai është shprehur se ajo që e shqetëson është dhënia e një shtyse të re procesit qeverisës së këtij mandati.
“Nuk janë tema që më shqetësojnë, as me interesojnë. Ç’ka më intereson është dhënia e një shtyse të re procesit qeverisës për një përfundim me sukses të këtij mandati, shtysë e
cila fillon me ligjin special kundër të gjithë atyre që janë shpërndarë në territore të caktuara dhe kujtojnë se llogaritë i kanë të mbyllura, po i kanë të hapura dhe tani është koha të bëhen llogaritë për pasuri të vëna në mënyrë kriminale. Kjo është ajo që më intereson”, tha Rama.