Një 66-vjeçar ka humbur jetën në spitalin e Ballshit, si pasojë e mbidozës së ilaçeve.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se ngjarja në fjalë ndodhi dje. Të njëjtat burime thanë se shtetasi me inicialet B.H vuante nga tensioni.

NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 12.07.2018, në spital ka vdekur shtetësia B.H., vjeçe 66, banuese në Ballsh. Nga veprimet e kryera rezulton se vdekja ka ardhur si pasojë e përdorimit të mbidozës së ilaçeve, pasi vuante nga tensioni.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për vlerësim.

Artikulli paraprakNJE 45 VJEÇAR PËRPLASET ME MOTOR NË MUR DUKE GJETUR VDEKJEN
Artikulli tjetërPOLICIA GREKE ARRESTON DY GRABITES SHQIPTARË