Interpol Tirana ka ekstraduar nga Belgjika një shtetas shqiptar i dënuar me 11 vjet burg për vjedhje dhe pengmarrje.

Autoritetet belge kishin prangosur pak kohë më parë 47-vjeçarin nga Mamurrasi me dy emra, Martin (Aleksandër) Tusha për llogari të drejtësisë shqiptare.

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, e ka dënuar me 11 vjet burgim, për veprat penale “Heqje e paligjshme e lirisë” dhe “Vjedhje me dhunë”. Në 2011-ën, Tusha ka marrë peng dy persona për 24 orë si dhe i ka grabitur në bashkëpunim me një shtetas tjetër.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:

Në datë 11.11.2011, Martin Tusha, në bashkëpunim me një shtetas tjetër, kanë thirrur në banesën e tyre dy shtetas/punëtor të një dyqani dur-alumini.

Me të mbërritur në banesë, dy punëtorët janë prangosur nga Tusha dhe janë mbajtur për 24 orë, duke u marrë të gjitha sendet personale dhe një kartë krediti.

Ky shtetas prej disa kohësh fshihej në Belgjikë ku dhe u kap falë bashkëpunimit mes Interpol Tirana dhe Belgjikës dhe në datë 29 06.2018 u krye ekstradimi drejt vendit tonë.

Artikulli paraprakMISTER MBYTJA E IRANIANIT NË REZERVUAR, NUK GJENDET TRUPI
Artikulli tjetërSULM GAZETËS PAS PADISË PËR SHPIFJE, AGRESORI VRAU 5 PERSONA