Shumë njerëz e mbajnë tështimën në shenjë respekti për ambientin ku ndodhen, apo njerëzit përreth. Teshtitja është mënyra se si sistemi i frymëmarrjes largon irrituesit si poleni, pluhuri ose mikrobet. Në fakt, sipas Shoqatës Amerikane të Pulmonarëve dhjetëra mijëra pika kërcejnë nga hunda me shpejtësi deri në 160 km/orë kur ju tështini, por kjo nuk është arsye që ju ta mbani sepse në këtë mënyrë po dëmtoni shëndetin tuaj.

Duke mbajtur tështimën ju po shtoni ndjenjën e rëndesës në gjoks. Duke sforcuar diafragmën, muskuli i kraharorit që ndihmon të marrim frymë ka mundësi të shtojë presionin në gjoks. Plasja e daulles së veshit është një tjetër problem që mund të vijë si pasojë e mbajtjes së tështimës. Rritja e presionit nga mbajtja brenda e këtij procesi natyral, mund të ndikojë drejtpërdrejt në vesh. Sipas studimeve, ekziston mundësia edhe për infeksione në këtë pjesë të trupit. Nëse e mbani tështimën automatikisht rrisni shanset për transmetimin e viruseve dhe mikrobeve e për rrjedhojë rrezikun e otitit.

Si përfundim, rekomandohet që teshtima të mos mbahet. Mjafton të mbuloni zonën e gojës me bërryl, përdorni një pecetë për të fshirë pikat që përçohen dhe lani duart.

Artikulli paraprakMARRËVESHJA E GRURIT, PRITET TAKIM MES MINISTRIT TË JASHTËM RUS DHE SEKRETARIN E PËRGJITHSHËM TË OKB-SË
Artikulli tjetërPARTIA E SERBËVE TË KOSOVËS TËRHIQET NGA PJESËMARRJA NË ZGJEDHJET NË VERI TË VENDIT