Mbi vendin tonë sot zonat veriore do të paraqiten me reshje që në orët e para të ditës, ndërsa pjesa tjetër mbetet me kthjellime dhe vranësira kalimtare. Kjo situatë vijon deri në pasdite kur vranësirat do të shtrihen në zonat qendrore dhe më pas ato jugore duke sjellë reshje në pjesën më të madhe të territorit.
Temperaturat e ajrit ulen në të dyja vlerat ditore duke u luhatur nga 1°C mëngjesi në zonat malore në 18°C mesdita në bregdet. Era do fryjë e fortë me shpejtësi 55 km/h nga drejtimi Jugor-Jugperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 5 ballë, sipas meteoalb.
Rajoni dhe Europa
Gadishulli Iberik dhe Brigjet e Egjeut paraqiten me kthjellime dhe vranësira kalimtare. Por vranësira të dendura dhe reshje shiu do ketë pjesërisht Rajoni i Mesdheut dhe Ishujt Britanikë. Ndersa reshje të dendura dëbore vijojnë në Europën Qendrore dhe Lindore.