Sipas MeteoAlb: Vendi ynë gjatë paradites do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, të cilat do të krijojnë mundësi për shira të pakët. Ndërsa në orët ne vijim vranësirat do të pësojne zhvillim duke sjell rreshje me intensitet deri mesatar në të gjithë territorin dhe lokalisht intensive.
Temperaturat e ajrit do te ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 3°C deri në 16°C.
Era do fryjë mesatare ne toke dhe e forte ne det me shpejtësi 55 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar dallgëzim 5 ballë.
Rajoni dhe Europa
Kontinenti Europian do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta në Veri dhe Lindje. Ndërsa Europa Jugore do të jetë me vranësira të shpeshta dhe reshje shiu. Po ashtu me vranësira të shumta, por me reshje dëbore do të paraqitet Qendra e kontinentit.