Sipas MeteoAlb: Vendi ynë parashikohet të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta përgjatë gjithë ditës. Por herë pas here pritet që vranësirat të pësojnë zhvillime, duke krijuar mundësi për reshje të pakta dhe të izoluara shiu në zonat Veriore dhe pjesërisht ato Lindore. Ndërsa pjesa tjetër e territorit do të jetë pa reshje.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen ndjeshëm në mëngjes, por do të rriten lehtë në mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 3°C deri në 17°C.

Era do fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Verior – Verilindor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.

Artikulli paraprakKARDINAL ERNEST TROSHANI URON BESIMTARËT SHQIPTARË NGA VATIKANI: HAPNI ZEMRAT DHE NDIHMONI TË VARFRIT
Artikulli tjetërPARALAJMËROHET VARIANTI I RI I KORONAVIRUSIT, MINISTRI GJERMAN: MUND TË BËHET PO AQ VDEKJEPRURËS SA DELTA