Vetëm 3 ditë më parë është regjistruar rasti I fundit I shpërthimit të një bombule gazi në qytetin e Shkodrës, ku shpëtoi me lëndime të lehta një shtetas 70 – vjeçar. Muhamet Smailaj, shef I parandalimit në repartin zjarrëfikës Shkodër tregon se shumë familje përdorin bombula me rrezikshmëri të lartë.
Rrezik për qytetarët janë pikat e karburantit të cilat mbushin bombulat e gazit në kundërshtim me ligjin.
Ndërkohë, një apel shkon edhe për ato familje apo subjekte që nuk përdorin detektor gazi.
Rastet e shpërthimit të bombulave të gazit janë një këmbanë alarmi në Shkodër, pasi herë pas here ka raste kur qytetarë të shumtë kanë rrezikuar jetën si shkak I këtyre aksidenteve.