Një meme e shpërndarë nga një faqe futbolli në Facebook me emrin “Trolling Football” ka bërë xhiron e rrjetit orët e fundit. Bëhet fjalë për dy komente të Georgina Rodriguez në postimin e Lionel Messit që u bënë viralë në një kohë të shkurtër dhe madje disa nga faqet e mëdha filluan t’i postojnë në Twitter.
Dje Messi postoi një foto gjatë seancës stërvitore të Argjentinës përpara ndeshjes së tyre vendimtare kundër Brazilit në kualifikueset e CONMEBOL për Kupën e Botës 2022 dhe ka qenë në trend ditën e sotme në çdo platformë për një arsye aspak të zakonshme. Një adresë e verifikuar me emrin e Georginas komentoi fillimisht me emojin e dy zemrave të bardha dhe një flakë. Më pas shkroi “Ok, mos i trego Cristianos!”
Sigurisht, që Georgina nuk mund të shkonte kaq larg, edhe pse Messin e ka bashkëkombas. Dhe për këtë rast duhet fajësuar Facebook-u. Llogaria që komentoi në postimin e yllit të PSG kishte emrin e Georgina dhe ishte e verifikuar por nga analizat që mund t’i bëhen faqes kuptohet se ajo është false. Më parë është quajtur Salah Mohamed dhe më vonë është ndryshuar në Habib Mohammed. Faqja ka marrë emrin e Georgina Rodriguez vetëm muajin e kaluar dhe shenja e verifikuar është ndoshta një defekt që Facebook do të duhet të zgjidhë. Dhe po ashtu personat që e menaxhojnë jetojnë në Egjipt. Rivaliteti i Ronaldo dhe Messi është padyshim më i madhi dhe njëkohësisht më i bukuri në botën e futbollit. Ata kanë qenë kokë më kokë në La Liga nga 2009 deri në 2018, kur Ronaldo u largua nga Real Madridi. Përveç kësaj fakti që janë dy nga më të mirët në fushën e blertë i ka vendosur gjithmonë përballë njëri-tjetrit.
Gjithsesi, Georgina ka provuar se rivaliteti zerohet jashtë fushës, pasi ajo ka një marrëdhënie shumë të mirë me bashkëshorten e Messit, Antonela Roccuzzo, nisur kjo edhe nga fakti që dyja vajzat janë nga Argjentina. Ato shpesh komentojnë në postimet e njëra-tjetrës si dy shoqe të vërteta. Përtej të gjithave ajo që po presin të gjithë fansat e futbollit është një darkë mes Cristianos dhe Messit.