Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka ironizuar nëpërmjet një shkrimi në rrjetet sociale dy kundërshtarët e tij politikë, Sali Berishën dhe Ilir Metën, për deklaratat e tyre publike gjatë ditëve të fundit.

Teksa opozita po mobilizohet për atë që e quan si revolucion në shtator, dhe me zhvillimet e fundit nga SPAK që po heton Metën, deklaratat publike të dy krerëve të partive opozitare kanë qenë të shpeshta dhe me gjuhë të ashpër.

Por Braçe shpreh në rrjetet sociale “shqetësimin” për qetësinë që ka rënë ditën e sotme.

“Ç’është kjo ditë koti; Ende nuk ka kërcënuar I.M, ende nuk ka sharë S.B! Mos ka ndodhur gjë se veç video nga FEDEZ laskuriq ka në qarkullim”, shkruan Braçe.

Artikulli paraprak‘VIP’-AT NË KONKURRENCË PËR TË RRITUR INFLUENCËN NË RRJETE SOCIALE! NJË POSTIM NË INSTAGRAM ARRIN NË 3500 EURO
Artikulli tjetërLAS FESTIVAL, SPAHIA: MUNDËSI PROMOVIMI PËR VELIPOJËN