Mos ma prekni Valbonën, protesta para kryeministrisë Me flamuj në duar, daulle dhe pankarta ku shkruhet “Mos ma prekni Valbonën” një grup aktivistësh po protestojnë sot paradite para kryeministrisë.

 Më 3 nëntor, Gjykata Adminsitrative i cilësoi të ligjshme punimet për ndërtimin e HEC-it në Valbonë dhe rrëzoi kërkesën e banorëve të njësisë Mark Gegaj. Këta të fundit thanë se do ta apelojnë vendimin ndërsa kërkuan mbështetjen e ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë.

Sot para kryeministrisë mbajti fjalën dhe Catherin Bohne, e cila ka qënë një zë i fortë në mbrojtje të Valbonës. Ajo kërkon mbështetjen e ambasadës amerikane.

Artikulli paraprakMETA: NËSE JAPIM PASAPORTA PËR KOSOVARËT RREZIKOJMË LIBERALIZIMIN E VIZAVE
Artikulli tjetërMINISTRIA NIKOLLA SHKARKON DREJTORIN E ARSIMIT NË KOPLIK