Ngjarja e 8-vjeçarit Maeto, nga fqinji Klodian Çalamani padyshim që ka tronditur mbarë opinionin shqiptar.

Të shumtë kanë qenë qytetarët që iu bashkuan familjes së vogëlushit ditën e djeshme në ambientet e Gjykatës së Fierit, ku pritej të vinte vrasësi. Mirëpo, ai nuk erdhi dhe vendimi ndaj tij, si rrallë herë, u dha në mungesë. Sakaq, mbrëmjen e kësaj të premteje, qytetarë të Tiranës kanë ndezur qirinj në shkallët e kryeministrisë.

Në fotot e shkrepura nga LSA, shihet se si në krye qëndron portreti i të miturit dhe anash saj, qirinj të shumtë. Një pankartë aty pranë portretit ka të stampuara fjalët prekëse: “Mos më vrit, nuk dua të bëhem ëngjëll”.

Kryeministri Rama, në reagimin e tij mbi këtë rast, ka kërkuar nga organet e drejtësisë që të bëjnë punën dhe të dënojnë maksimalisht Çalamanin. Ai kërkoi që strukturat të angazhohen në mënyrë që raste të tilla të mos përsëriten më në të ardhmen.

Artikulli paraprakTOLA KA NJË VAJZË? ISH-KONKURRENTJA E “PËRPUTHEN” ZBULON TË VËRTETËN
Artikulli tjetërU AKSIDENTUA NË KRYE TË SHËRBIMIT, GLEDIS NANO VIZITON NË SPITAL POLICIN E PLAGOSUR