Ambasada britanike në Tiranë iu ka bërë apel shqiptarëve që të mos lagrohen nga Shqipëria drejt Britanisë së Madhe, pasi për shkak të kushteve atmosferike mund të humbin jetën.
Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, ambasada britanike iu bën thirrje të mos rrezikojnë jetën e tyre.
“Duke u përpjekur për t’u larguar nga Shqipëria për në Mbretërinë e Bashkuar mund të humbësh edhe jetën nga kushtet e rrezikshme të motit. Mos rreziko!”, është thirrja e ambasadës britanike në Tiranë.