Rama: Mos u trembni nga presioni hijet do avullojnë votoni PS

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në një takim elektoralë në Bulqizë nga ku kërkoi votën duke thënë se edhe ata që janë me partinë demokratike nuk mund të gjejnë më bukur se sa të votojnë numrin dy. Ai i bëri thirrje gjithashtu edhe punonjësve të administratës që pas orarit të punës të kërkojnë vota për PS-në. “I them të gjithë mësuesve këto janë ditët tuaja për të luftuar me mish e shpirtë që çfarë kemi nisur për nxënësit ta çojmë përpara. Ndaj trokisni në çdo shtëpi pas orarit të punës për të kërkuar votën për partinë socialiste. Mos u trembni nga presionet të gjitha hijet do avullojnë me 25 qershor. Poilicia ka bërë shumë por duhet të bëjmë më shumë ndaj pas pune mos lini derë pa shkuar për të kërkuar votën për partinë socialiste për familjen tuaj. Të gjithë punonjësit duhet të luftojnë për një votë për Shqipërinë që duam. Dhe ma do mendja se nuk mund të gjejnë më bukur ata që janë me partinë demokratike se sa të votojnë numrin 2, po votuan dyshin punën e bën PS gëzon edhe PD” tha Rama.Edi Rama u shpreh se në 45 muaj qeverisje është bërë shumë, por jo mjaftueshëm. Duke u kërkuar votën banorëve atje, Rama u shpreh se synimi është hapja e dy portave deri në fund, ajo e drejtësisë dhe administratës në mënyrë që ato të jenë në shërbim të qytetarëve. Rama: Sot pa tjetër ka ende shumë për të bërë dhe çka kemi bërë në këto 45 muaj nuk është e mjaftueshme por kemi dhënë provën se ne mund të bëjmë shtet për këdo pa dallim. Shtet që për kodo që shkon në Gjykatë dhe që nuk është i detyruar ta blejë të drejtën e tij, por merr atë që i takon, shtet që shkon në një zyrë për të marrë shërbime dhe të marri shërbimin siç i takon. Janë këto dy porta që ne duhet të hapim deri në fund, porta e drejtësisë dhe portat e administratës shtetërore, porta e gjykatës dhe portat e zyrës së shtetit që të mos ketë më zyra shteti që shesin patenta, që shesin dokumente, që shesin hipoteka, zyrtarë që nuk i shërbejnë qytetarëve, por partive dhe që i trajtojnë qytetarët sikur janë shërbëtorët e tyre në rastin më të mirë dhe pengjet e tyre në rastin më të keq.

Artikulli paraprakVAJZA FRANCEZE KAPET NË QAFË THANË, PO TRAFIKONTE FARA KANABIS
Artikulli tjetërSHQIPTARI VRET GRUAN ME THIKË