Siç eshte paralajmeruar edhe nga opozita, sot do te nise mosbindja civile ku qytetare nga vende te ndryshme te Shqiperise kane paralajmeruar se do te bllokojne 4 akset kryesore nacionale ne shenje proteste per taksen e Rruges se Kombit,

per heqjen e shume familjeve nga skema e ndihmes ekonomike, rritjen e takses se biznesit etj.Siç u pohua edhe dje nga kryetari i PD Shkoder Ramiz Çobaj, edhe ne Shkoder do te kete bllokim te rrugeve nga qytetaret.

Sipas informacioneve te dhena nga gazetaret ne terren , nga burime prane Partise Demokratike, pritet te jene mbi 1000 protestues ne Shkoder.

Policia ne nje deklarate mbremjen e se merkures ka pohuar se nuk eshte marre leje nga organizatoret per zhvillimin e protestes dhe se ndaj çdo shkeljeje do te merren masa.

 

 

Artikulli paraprakNGA ALKOOLI TE DROGA, SHQIPTARËT TË PARAFUNDIT PËR KOSTOT E “SHPORTËS SË VESEVE”
Artikulli tjetërNIS PROTESTA E OPOZITËS NGA VORA, BLLOKOHEN EDHE TRE AKSE TË TJERA KOMBËTARE