Tiranë- Kryeministri Edi Rama iu ka dërguar një sms deputetëve të grupit parlamentar të PS, pas vendimit të presidentit Ilir Meta për të mos dekretuar Sandër Lleshin si ministër i Brendshëm.

Media ka siguruar një mesazh që Rama iu ka dërguar deputetëve të PS, ku kryeministri kërkon nga ata që të mos bëhet asnjë koment për vendimin e Metës.

Lutem asnjë lloj komenti askujt për vendimin e Presidentit! Ne jemi shumica dhe ne kemi detyrën t’i dalim Zot njerëzve, vendit, Kushtetutës me maturi dhe vendosmëri. Politika është shah, mos e harroni.

Presidenti Ilir Meta në një njoftim të shkurtër ka sqaruar se nuk është i bindur për kandidaturën e Lleshit në krye të ministrisë së Brendshme. Kjo është hera e parë që një president i shtetit shqiptar nuk pranon të dekretojë një ministër.

Artikulli paraprakPOLUMBARË NGA RENEA KËRKIME NË VJOSË PËR TRUPIN E 59 VJEÇARES
Artikulli tjetërBASHA: PRESIDENTI KA KOMPETENCAT E TIJ, LËVIZJA E ASHPËR NUK ËSHTË LOJË SHAHU