Autoritetet e Moskës kanë hedhur borë artificiale në qendër të qytetit për festimet e Vitit të Ri, pasi ky është dhjetori më i ngrohtë i kryeqytetit rus që nga viti 1886.

Në rrjetet sociale kanë shpërthyer edhe shakatë duke thënë se tani mund të blesh çdo gjë me buxhetin e Moskës, madje edhe dimrin.

Kreu i agjencisë së parashikimit të motit në Rusi, Roman Vilfand, thotë se viti 2019 ishte viti më i ngrohtë i Rusisë.Dimri i butë rus shihet mësë shumti si dëshmi e ngrohjes globale.

Një zyrtar i lartë i bashkisë së qytetit, Alexei Nemeryuk, tha se dëbora artificiale ishte “një sasi e vogël për të krijuar një kodër dëbore për festimet e Vitit të Ri”.

Artikulli paraprakDY MAKINA PËRPLASEN KOKË MË KOKË, 5 TË PLAGOSUR
Artikulli tjetërKËRKOHEJ NGA DREJTËSIA ITALIANE, ARRESTOHET NË TIRANË 35-VJEÇARI