Flota ajrore bjelloruse është përmirësuar me kapacitetin për të lëshuar armë bërthamore, kanë pohuar zyrtarët e lartë rusë pasi NATO u afrua me kufirin rus pas anëtarësimit të Finlandës ditën e sotme në Aleancë.

Një grupi të përzgjedhur të avionëve të Bjellorusisë iu është dhënë aftësia për të goditur me armë shkatërrimi në masë, duke u bërë efektivisht të aftë për armë bërthamore, tha sot ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu.

Në një takim të veçantë, presidenti bjellorus, Aleksandr Lukashenko u takua me kreun e Shërbimit të Inteligjencës së Jashtme të Rusisë, Sergei Naryshkin, teksa foli për ” kërcënime të pabesueshme “.

Artikulli paraprakPËRFUNDON DITA E DYTË E GJYKIMIT KUNDËR ISH-KRERËVE TË UÇK-SË
Artikulli tjetërTELESKOPI WEBB ZBULON GALAKTIKAT MË TË VJETRA TË VËZHGUARA NDONJËHERË