Autoritetet ruse kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në rajonin Lipetsk të Rusisë jugperëndimore pas shpërthimeve masive të shkaktuara nga një sulm ukrainas me dron në një aeroport ushtarak pranë qytetit. Katër fshatra pranë aeroportit ushtarak u evakuuan, shkroi në Telegram guvernatori i Lipetsk, Igor Artamonov.

Transporti publik në Lipetsk dhe zonën përreth u pezullua dhe u raportuan ndërprerje të energjisë për shkak të dëmtimit të një termocentrali. Gjashtë persona u plagosën pas sulmeve, sipas Artamonov. Baza ajrore ushtarake ndodhet afërsisht 280 kilometra nga kufiri ukrainas. Paralajmërimet për sulm ajror u lëshuan gjithashtu në zonat përreth Kursk, Bryansk, Belgorod dhe Voronezh. Autoritetet ruse raportuan se të paktën 75 dronë u kapën.

Një dron ukrainas goditi një tjetër helikopter ushtarak rus në rajonin e Kurskut. Një burim nga Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës (SBU) e raportoi këtë për Kiev Independent. Ky është rasti i dytë i raportuar këtë javë. Në fakt, një tjetër helikopter sulmues rus Mi-28 thuhet se u godit nga një dron në të njëjtin rajon më 6 gusht.

Është e paqartë nëse helikopteri është rrëzuar gjatë sulmit. Aktivisti ukrainas Serhii Sternenko, i cili gjithashtu raportoi sulmin, tha se ishte një helikopter transporti Mi-8 dhe tha se avioni u godit në bisht “me një goditje të përqëndruar”.

Artikulli paraprakSHKODËR, PROCEDOHEN PENALISHT 4 SHTETAS PËR VEPRA TË NDRYSHME PENALE
Artikulli tjetërRINDËRTIMI NGA TËRMETI NË LEZHË I BLLOKUAR