Kanali kullues në fshatin Trush të njësisë administrative Bërdicë nuk eshte pastruar asnjëherë. Dita dites kanali vijon të mbulohet nga bimësia duke u kthyer në vendgrumbullim mbetjesh por dhe përmbytjesh. Banorët të cilët jetojnë atje tregojnë se mos pastrimi i tij bën që në ditët kur ka reshje shiu, rruga të mbushet me ujë duke vështirësuar kalimin për banorët.
Banorët kërkojnë nga institucionet përgjegjëse ndërhyrjen sa më parë për pastrimin kanalit te Trushit.