Gjatë dimrit përmbytjet në Shkodër nuk bënin më përshtypje por në verë nuk ishte dëgjuar ndonjëherë që dhjetra dynym të përmbyten.

Kjo ka ndodhur në fshatin Beltojë të njësisë administrative Bërdicë të bashkisë Shkodër. Bllokimi i këtij kanali të parë vaditës që është detyrë e bordit të kullimit dhe mospastrimi prej më shumë se 30 vitesh ka bërë që uji i ardhur nga hidrocentrali i Vau Dejësit të mos përfundojë në tokat e nënshkodrës por të devijojë duke përmbytur tokat e fermerëve të Beltojës. Dëmet e shkaktuara tek fermerët nga prezenca e ujit janë të mëdha. Të mbjellat janë tharë dhe nuk mund të marrin asnjë fitim e ndërsa tokat nuk mund të punohet as kur të ikë uji. Mbi 10 familje në Beltojë tokat e të cilave janë përmbytur në rreth 30 dynym kanë kërkuar shpesh herë që kanali vaditës të pastrohet, të mos bllokohen vendet ku kalon uji, si e vetmja mënyrë për të mos përmbytur tokat e tyre por një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

Artikulli paraprakBASHKIA, MBLEDHJA E TAKSËS SË INFRASTRUKTURËS, REZULTATE JO TË KËNAQSHME
Artikulli tjetërKUPONAT PËR PASAPORTA, FLUKS PRANË ZYRËS SË POSTËS