Reshjet e dëborës dhe moti i keq kanë shkaktuar probleme serioze të qarkullimit në Sllovenia, Kroaci e Bosnje-Hercegovinë.

Kroacia u përball që në fillim të javës me një stuhi bore, e cila i detyroi autoritetet të ndalonin lëvizjen e trageteve e mbolli kaos nëpër rrugë. Zonat më të prekura ishin ato përreth Capella-s, Slim-it dhe Gorski Kotarit. Zyrtarët vendas kanë lëshuar paralajmërime për rrëshqitje dheu e kanë kërkuar të mos lëvizet me kamionë me rimorkio. Pika e kontrollit Pasay në kufirin kroat me Slloveninë është mbyllur, njoftoi kanali televiziv i Shkupit A1 On. Edhe në Slloveni, situata është komplikuar nga situata e ashpër atmosferike e kjo u pa qartë sidomos në rrugën Lubjane-Koper, ku trafiku pësoi ngërçe të mëdha.

Temperaturat ranë ndjeshëm dhe në kryeqytetin e Bosnjës dhe Hercegovinës, Sarajevë, ku bora nisi të hënën, por meteorologët paralajmërojnë se reshjet do të rriten dhe do të mbulojnë pjesën tjetër të vendit. Pritet që shtresa e saj të mbërrijë në 15 centimetra. Autoritetet boshnjake vendosën të aktivizonin alarmin e verdhë për Sarajevën dhe pjesën më të madhe të vendit.

Reshjet e rrëmbyeshme të shiut gjatë 48 orëve të fundit kanë bërë që të rritet ndjeshëm edhe niveli i lumenjve në Mal të Zi, ku shiu pritet të vazhdojë edhe përgjatë ditëve në vijim, ndonëse me intensitet më të dobët.

Artikulli paraprakITALI, PLUMBA 22 VJEÇARIT NGA DURRËSI
Artikulli tjetërHARADINAJ MBLEDH SOT QEVERINË