Dy fëmijë u gjetën të vdekur të shtunën afër Feniksit të Shteteve të Bashkuara, pas stuhisë dhe reshjeve të mëdha të borës që përfshinë një pjesë të vendit.

Stuhia e madhe kish’ bllokuar edhe shumë fluturime në fundjavën më të ngarkuar të vitit për shkak të Festës së Falënderimeve. Ekipet e kërkim-shpëtimit me sukses arritën të shpëtojnë katër fëmijë të tjerë dhe një të rritur të cilët ishin bllokuar nga bora.

Një kërkim i ri kishte filluar për tre fëmijë të tjerë. Dy nga fëmijët rreth moshës 5 vjeçare, që u shpallën të zhdukur të premten, u gjetën të vdekur të shtunën, derisa një fëmijë në Arizonë ende nuk është gjetur.

Artikulli paraprak‘DURRESI I RIKTHEHET DAKOS’, REAGON XHAFERRAJ PAS VENDOSJES SË VARFAJT SI KRYEBASHKIAK
Artikulli tjetërNJU ORLEANS: 11 PERSONA TË PLAGOSUR ME ARMË ZJARRI