Vendi ynë do të ndikohet nga mot i kthjellët dhe i freskët dhe temperaturat e ajrit do të vijojnë që të ulen.
Sipas MeteoAlb qarkullimi i masave ajrore nga veri-verilindja e kontinentit do të diktojë mot të kthjellët dhe të freskët në vendin tonë. Here pas here do të shfaqen vranësira të lehta e kalimtare nëpër të gjithë territorin por me te theksuara vranësirat paraqiten në zonat malore. Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës.
Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në mëngjes, por do të pësojnë rritje të lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 6°C deri në 26°C.
Era do të fryjë e lehtë me shpejtësi 28 km/h kryesisht nga drejtimi Lindor – Verilindor duke sjell në brigjet e detit Adriatik dhe Jon dallgëzim të ulët.