Sot nuk do të ketë reshje shiu mbi vendin tonë. Dje kishte reshje lokale të dobëta në qarqet Shkodër, Lezhë, Durrës, Kukës, Tiranë, Fier, Berat dhe Vlorë, ndërsa sot moti do të jetë i kthjellët, por nuk parashikohen reshje.
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 6-13 °C, në vendet e ulëta4- 13 °C dhe në vendet malore 0-4 °C. IGJEM njofton se era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa në pjesën veriore të territorit do të jetë e fortë.