Pjesa e parë e ditës do të jetë në ndikimin e motit të kthjellët në të gjithë territorin e vendit, por në zonat malore lindore do të ketë herë pas here kalim të vranësirave të lehta.

Edhe pasditja do të vijojë me të njëjtat kushte të qëndrueshme atmosferike duke bërë që kthjellimet dhe vranësirat e lehta e kalimtare të jenë dominuese në vend, ku më të dukshme vranësirat do të paraqiten në ekstremin verior. Temperaturat e ajrit nuk do të pësojnë ndryshime në vlerat minimale ndërsa rritje me 2 gradë e temperaturave parashikohet në orët mesditës. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 25 km/h nga veriperëndimi duke bërë që në brigjet e Adriatikut dhe Jonit të gjenerohet dallgëzim 2 ballë.

Artikulli paraprakF1, HAMILTON TRIUMFON NË ÇMIMIN E MADH TË AMERIKËS
Artikulli tjetërITALI, 4 MLN € KOKAINË E FSHEHUR NË PULA TË NGRIRA, DESTINACION DURRËSI