Me kërkesën e Dioqezës së Sapës, Ati i Shenjtë Francesku I ka dhënë Motër Maria Kaletës , Dekoraten e Kryqit të Lartë për Kishën e Papën të themeluar kryesisht për ata që janë dalluar për “Përkushtimin, Zellin, Shërbimin” dhe angazhimin e tyre, duke i dhënë njëkohësisht të drejtën për ta mbajtur në publik këtë Dekoratë.
Në festën e Lajmërimit të Zotit që ndryshe njihet si festa e Zojës Nunciatë, bashkësia katolike e famullisë Shën Nikolli Pistull, u mblodh në kremtimin e ceremonisë së rastit. Vetë motër maria, falenderoi papa franceskun për këtë dekoratë dhe të gjithë banorët e zonës së Pistullit. I pranishëm në këtë ngjarje të rëndësishme ka qënë edhe Kryetari I Bashkisë Vau Dejës Zef Hila I cili u ndal tek rëndësia e këtij momenti për mbarë komunitetin.
Motër Maria Kaleta është motra stigmatine që gjatë gjithë regjimit edhe pse në fshehtësi iu përkushtua jetës së murgeshës ku pavarësisht se ka jetuar mes sakrificave, vuajtjeve e përndjekjeve,së bashku me të ka jetuar edhe “feja” pa u lëkundur asnjëherë. Ajo është një martire e gjallë e ditëve tona, që me dëshminë e saj së bashku me Kardinalin Dom Ernest Troshanin, me 24 shtator 2014 përlotën Papa Françeskun në Katedralen e Tiranës.