Kushtet e qëndrueshme atmosferike do të vijojnë në vendin tone duke bërë që moti të jetë i kthjellët por herë pas here do të ketë kalime vranësirash të lehta nëpër territor, më të dukshme në zonat verilindore dhe juglindore.
Parashikohet që dhe pasditja të mbetet me të njëjtat kushte meteorologjike duke bërë që kthjellimet dhe vranësirat e lehta të jenë prezent në të gjithë vendin. Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie të lehtë në orët e mëngjesit duke lënë të pa ndryshueshme temperaturat e orëve të mesditës. Era do të fryjë e lehtë si në tokë dhe në det me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi verilindor dhe për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim i ulët.