Kroacia është vendosur në gatishmëri pas alarmit për mot ekstrem që do të përfshijë temperatura të ulëta, erëra të fuqishme dhe reshje dëbore.

Siç raportojnë mediat kroate, situata më e vështirë është në rajonin e Rijekës, në kanalet Kvarner dhe Velebit për shkak të një stuhie të fortë, e cila me shumë mundësi do të forcohet gjatë natës.

Pritet që në këtë zonë era të fryjë me shpejtësi rreth 170 km/h, ndërsa në bregdetin e Adriatikut priten reshje të dendura dëbore.

Për shkak të motit ekstrem janë pezulluar lundrimet për disa linja tragetesh dhe lëvizja e varkave.

Artikulli paraprakTË PARËT NË “KONTINENTIN E VJETËR”/ EUROSTAT ZBULON KU PO NDËRTOHET MË SHUMË NË EUROPË, “FITON” SHQIPËRIA
Artikulli tjetërGOLDEN GLOBES 2024/ TRIUMFON ‘OPPENHEIMER’ DHE ‘POOR THINGS’! ZHGËNJIM PËR ‘BARBIE’