PËRMIRËSIM I MOTIT PRITET NË MESIN E JAVËS KU TEMPERATURAT DO TË ARRIJNË NË 18 GRADË. Moti i ftohtë me reshje dëbore dhe temperatura të ulëta ka përfshirë edhe Ballkanin.
Në Prishtinë mëngjesin e sotëm çatitë e shtëpive dhe rrugët e qytetit u zbardhën nga dëbora e vonë e prillit. Sipas sinoptikanëve në Kosovë java në vijim do të ofrojë mot kryesisht të vranët dhe me reshje shiu dhe bore në zonat e ulëta, deri sa në ato malore do të bjerë vetëm borë. Ndërsa, vlera minimale e temperaturës së ajrit do të lëvizë në mes 1 gradë deri 2 gradë celcius, ndërsa maksimalet e ditës do të luhaten në mes 4 deri 6 gradë celsius. Përmirësim i motit pritet në mesin e javës ku temperaturat do të arrijnë në 18 gradë. Ndërkohë në Maqedoni është bllokuar aksi rrugor Mavrovë – Dibër për shkak të reshjeve të borës. Ndërsa Auto Moto Lidhja e Maqedonisë ka informuar edhe për bllokimin për lëvizjen e mjeteve të rënda në aksin rrugor Gostivar – Strazhë – Kërçovë. Probleme qarkullimi ka edhe në rrugë të tjera të Maqedonisë.