Temperaturat e ulëta që kanë prekur vendin tonë përveç gjendjes gripale kanë shkaktuar rëndim të sëmundjeve kardiovaskulare tek të sëmurët kronik. Kohët e fundit është rritur numri i të sëmurëve kronik të cilët kërkojnë ndihmën e mjekut specialist në spitalin Rajonal të Shkodrës shprehet Edi Smajlaj kardiolog në këtë spital.
Mjeku ka disa këshilla për të sëmurët kronik dhe kujdesin që duhet të bëjnë në këtë periudhë që temperaturat janë shumë të ulëta.
Është e rëndësishme që për të gjitha llojet e sëmundjeve kronike në mot të ftohtë është mirë që personat të qëndrojnë në kontroll të vazhdueshëm me mjekun dhe të marrin rregullisht mjekimin.