Ekipet e shpëtimit po vijojnë kërkimet me shpresën për të gjetur të mbijetuar nën rrënojat e banesave apo ndërtesave si pasojë e rrëshqitjes së dherave në Kinë. Ngjarja e rëndë ka lënë pas deri më tani 11 të vrarë.

Tragjedia u shpalos në orët e hershme të së hënës së djeshme, në orën 05:51, në fshatin Liangshui, qarku Zhenxiong, provinca Yunnan, ku gjithsej 47 persona u bllokuan nën dhera në 18 rezidenca.Autoritetet vazhduan të evakuojnë me nxitim më shumë se 200 persona të tjerë.

Ekipet e kërkimit dhe shpëtimit vazhdojnë të “garojnë me kohën” për të gjetur dhe tërhequr personat e zhdukur pasi temperaturat mbeten nën zero, vuri në dukje New China.

“Operacionet po vazhdojnë gjatë gjithë natës,” i tha agjencisë zjarrfikësi Li Shenglong , ndërsa fshati ishte i mbuluar nga bora.

Nga 47 personat e zhdukur, 11 u gjetën të vdekur. Rreth 1000 anëtarë të ekipeve të kërkimit dhe shpëtimit me dhjetëra qen të trajnuar posaçërisht dhe rreth 120 automjete janë në terren, sipas New China.

Televizioni shtetëror kinez CCTV transmetoi pamjet që tregonin ekuipazhet e shpëtimit duke kërkuar të mbijetuar në mbeturinat metalike dhe beton.

Artikulli paraprakPARADOKSI! SHQIPËRIA NDËR VENDET ME ECURINË MË TË MIRË EKONOMIKE NË RAJON, POR VARFËRIA ËSHTË RRITUR
Artikulli tjetërSPAK THËRRET BERISHËN/ ISH-KRYEMINISTRI I DREJTOHET PROKURORISË SË POSAÇME