Ne Shkodër për shkak të prurjeve të mëdha lumi Buna në Muriqan dhe Oblik ka dalë nga shtrati dhe deri më tani raportohet për një sipërfaqe të përmbytur prej rreth 2 mijë hektarësh, nga këto, 1 mijë hektarë në bashkinë e Shkodrës dhe 1 mijë hektarë në njësinë Administrative, Ana e Malit.
Reshjet e dendura të shiut që kanë vijuar gjatë gjithë natës kanë krijuar probleme edhe në qytetin e Lezhës. Kanalizimet nëntokësore nuk e kanë përballuar nivelin e prurjeve dhe uji ka dalë në sipërfaqe. Situata më problematike paraqitet në lagjen ‘Besëlidhje’, ku përmbytja ka vështirësuar lëvizjen e këmbësoreve dhe automjeteve. Për pasojë janë përmbytur edhe oborret e shkollave “Kosova” dhe “Besëlidhja” duke bërë që nxënësit dhe mësuesit të mos hyjnë dot në klasë.
Gjithashtu uji la bllokuar hyrjen e disa pallateve në bllokun e banimit 11 janari pasi uji ka arritur në 40 cm. Probleme ka dhe me furnizimin me energji elektrike në disa zona.
Për shkak të motit të keq, që prej mbrëmjes të së martës kapiteneria e portit të Shëngjinit ka pezulluar lundrimin detar për të gjitha llojet mjeteve. Mjetet lundruese janë ankoruar në port dhe nuk do të lejohet lundrimi deri në përmirësimin e kushteve atmosferike.
Durrës- Porti është përfshirë nga një stuhi detare dhe për pasojë është shtyrë lundrimi i trageteve drejt Barit.