Rreth 20.000 mijë abonentë vazhdojnë të jenë pa energji për shkak të motit të keq ne të gjithë qarkun e Elbasanit. Aktualisht në terren janë 170 punonjës dhe dhjetëra mjete të OSHEE me bazë të bollshme materiale për riparimin e defekteve. Mbrëmë nga përkeqësimi i kushteve atmosferike mbeten pa energji 30.000 abonentë nga 110.000 që ka qarku i Elbasanit.

Ndërkohë vazhdon të jetë i pakalueshëm aksi Librazhd-Bulqizë pasi segmenti Shkalla e Lunikut -Steblevë ka 60 cm dëborë.

Artikulli paraprakBUSHATI NË HOLANDË, KTHEHET NË UNIVERSITETIN E TIJ PAS 18 VJETËSH: EVROPA MË PAK E HAPUR PËR TË HUAJT
Artikulli tjetërTRËNDAFILA PËR SHËN VALENTIN; SHQIPTARËT SHPENZOJNË DERI NË 1,000 USD PËR NJË TUFË LULE