Moti I keq qe ka perfshire kete te merkure gjithe vendin ka sjell probleme ne furnizimin me energji elektrike ne Qarkun e Shkodres.
E kontaktuar nga Star Plus kryeinxhinierja e OSHEE Frida Dalipi ben te ditur se aktualisht rreth 36 mije banore jane pa energji elektrike. Dalipi thekson se problemet kryesore jane shkaktuar ne zonat malore dhe rurale ku si rezultat i stuhive jane demtuar gjithsej 20 fidera. Konkretisht linja miliskaja F.Arrez, Iballe Puke, 3 fidera ne Koplik, 10 fidera ne Dajc, Koman, Rrenc, Cas dhe 2 fidera ne qytetin e Shkodres ku avaritë kanë prekur rrjetin shpërndarës të tensionit të lartë, të mesëm por edhe atë të ulët. Ndersa per sa i perket hidrovoreve, situata paraqitet problematike vetem ne hidrovorin ajror te Lezhes pasi ne te tjeret situata eshte nen monitorim te vazhdueshem dhe se energjia elektrike sigurohet gjate 24 oreve. Megjithate Dalipi thote se pavarësisht kushteve të vështira atmosferike OSHEE po punon maksimalisht, te gjitha grupet e punes jane te terren .dhe se igjithë stafi është i angazhuar për të lokalizuar defektet dhe për t’i riparuar ato sa më shpejt të jetë e mundur.