Reshje bore dhe shiu kanë përfshirë gjatë natës qarkun e Shkodrës.Aktualisht, raportohet se akset rrugore në Shkodër janë të kalueshme.Ne segmentin rrugor Qafe Mali- Fierze ka reshje debore me intensitet te ulet, por pa shkaktuar probleme per qarkullimin.
Nga DRV Shkoder apelohet qe drejtuesit e automjeteve qe udhetojne ne zona malore te perdorin goma dimerore.
Reshjet e bores vazhdojnë në zonat malore të qarkut Shkodër. Kryesisht, reshjet vazhdojnë në zonën e Vermoshit në Malësi të Madhe. Edhe në aksin Bogë- Theth, ka prani dëbore ndërsa kompanitë kontraktore me mjetet e tyre, punojnë për mbajtjen hapur të akseve, duke garantuar qarkullimin.
Nga bashkia Shkoder, vijojne reshjet e shiut me intensitet mesatar/larte.Aktualisht nga strukturat e kesaj bashkie nuk kemi raportime per situata problematike.
Nga bashkia Malësi e Madhe , ka reshje shiu me intensitet te larte dhe ere te forte, momentalisht nuk raportohen probleme te EC.E njejta situate paraqitet edhe ne bashkine Vau Dejes.
Nga bashkia Fushe Arrez , informohemi se situata eshte e qete. Vazhdojne reshjet e shiut me intensitet te ulet, ne lartesine mbi 800 meter reshjet jane ne forme debore. Aktualisht nuk paraqiten probleme per qarkullimin e automjeteve.
Nga bashkia Puke, nuk raportohen probleme te EC.
Ne Lezhe gjate 24 oreve kapatur rreth 15 mm rreshje shiu.Momentalisht nuk paraqiten probleme ne rrjetin e kullimit, digen Shtoder dhe argjinatura. Nivelet e ujit jane poshte kuotave te rrezikut. Hidrovoret ne Velipoje jane ne gadishmeri. Funksionimi i rrjetit te kullimit dhe argjinaturat mbahen ne monitorim.