Autoriteti Rrugor Shqiptar, me anë të një lajmërimi, ka njoftuar për gjendjen e akseve nacionale në vend, për shkak të motit të keq.
ARRSH jep informacion për gjendjen e akseve nacionale në rajonin verior, qendror dhe në atë jugor.
Njoftimi i ARRSH-së:
INFORMACION MBI GJENDJEN E AKSEVE KOMBËTARE
🌤Në të gjithë territorin reshjet kanë pushuar, temperaturat vazhdojnë të jenë të ulëta.
Kontraktorët gjatë natës kanë bërë pastrimin e akseve dhe shpërndarjen e kripës.
⚠️Të gjithë drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimri ose zinxhirë, të reduktojnë shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën 🚧⛔rrugore dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.
👉RAJONI VERIOR
Qarkullohet pjesërisht me zinxhirë:
Trebisht–Doganë, Ura e Cerenecit–Klenjë, Trebisht-Doganë, Peshkopi-Qafë Drajë, Qafë Bualli-Krastë.
👉RAJONI QENDROR
Qafë Thanë-Doganë tek Useku qarkullimi me një korsi, po punohet për pastrimin e plotë.
Qarkullohet me zinxhirë ose goma dimri:
Lunik-Steblevë, në km e fundit Steblevë-Klenjë, Zemblak -Goricë.
👉RAJONI JUGOR
❄️Akset janë të hapura pa prezencë bore, por kushtëzuar nga temperaturat e ulëta mjetet të pajisen me goma dimri.
Vazhdon puna për mitëmbajtjen rutinë🚜