Vllaznia, e përgatitur para përballjes me Partizanin.

Reshjet e e dendura të shiut të rëna gjatë ditës së sotme kanë “detyruar” trajnerin e K.F Vllaznia Armando Cungu si dhe ekipin e kësaj skuadre që stërvitjen për përballjen e së shtunës me Partizanin t’a zhvillojnë në kalçeto. Ishte programuar që kjo stërvitje të zhvillohej në fushën “Reshit Rusi”, por era dhe shiu i  ditës së sotme kanë dëmtuar këtë fushë duke e bërë të pamundur stërvitjen në ato kushte. Ndeshja Vllaznia – Partizani zhvillohet të shtunën në oren 13:00 në fushën sportive “Reshit Rusi”.

/ Star Plus TV /

Artikulli paraprakSHKODËR, ZJARR NË BALLKONIN E NJË PALLATI
Artikulli tjetërMINISTRI I JASHTËM FRANCEZ JEP DORËHEQJEN