Ndonese kjo e hene ishte nje dite pushimi per gjithe administraten shteterore, zyra e gjendjes civile dhe “Aleat” ka qene e hapur per qytetaret por megjithate perseri sherbimi nuk ka qene funksional per shkak te diegies se aparaturave te internetit si rezultat i motit te keq te nje nate me pare.

Nderkohe per shkak te ketij problemi nje numer I konsiderueshem qytetaresh qe ishin paraqitur per te aplikuar per pasaporta biometrike apo karta identiteti jane detyruar te kthehen pas, pasi punonjesit e zyres “Aleat” nuk kishin nje pergjigje lidhur me afatin e zgjidhjes se ketij problemi. Jashte kameras qyetaret shprehen te irrituar qe munungesa e internetit apo energjise elektrike perseritet prej disa heresh, nderkohe qe e gjitha kjo eshte mjaft penalizuese sidomos per emigrantet, qe kohen e qendrimit ne atdhe e kane te limituar. Nderkaq ndonese kjo zyre ka marre disa masa per te perballuar fluksin e veres, si shtimi I sporteleve, zgjatjen e orarit zyrtar te punes apo duke ofruar sherbim edhe gjate dites se shtune, perseri sorrollatja e qyterave vijon te jete prezent, kjo si rezultat jo vetem I kerkesave te larta, por edhe sepse prane te vetmes zyre aplikimi cdo dite shfaqet nga nje problem, sic eshte konkretisht mungesa e internetit duke krijuar keshtu pakenaqesi te shumta tek qytetaret.

Artikulli paraprakVOLTANA ADEMI, SFIDAT DHE PËRGJEGJËSITË PËR SHKODRËN
Artikulli tjetërRRITET FLUKSI MAKINAVE NË QYTETIN E SHKODRËS