Që prej ditës së djeshme reshjet e dëborës janë ndërprerë, por temperaturat kanë qenë tepër të ulëta në të gjithë vendin.

Disa akse rrugore rurale në zona të thella malore nuk ka qenë e mundur të hapen plotësisht. . Furnizimi me energji elektrike ka qenë gjithashtu me ndërprerje në zonat e thella për shkak të ngricave. Grupet e specialistët e OSHEE-së janë duke punuar për riparimin e defekteve. Situata paraqitet si më poshtë për çdo qark:

QARKU KUKËS – Të gjithë akset kombëtare janë të qarkullueshme pjesërisht me zinxhirë. Firmat kontraktore vazhdojnë të punojnë me mjetet dhe forcat e tyre duke pastruar borën dhe hedhur kripë e skorie në rrugë. Policia rrugore po mban në monitorim të vazhdueshëm të gjitha akset rrugore. Rruga e Kombit është e qarkullueshme pa zinxhirë. Për mirëmbajtjen e këtij aksi janë angazhuar 4 borëpastruese. Në asket rrugore Kukës-Bushtricë, Kukës-Ura e Zapodit dhe Ura e Zapodit-Shishtavec qarkullimi kryhet me zinxhirë. Në këto akse punojnë 3 borëpastruese dhe 3 fadroma. Aksi Fushë-Dugagjin-Qafë Shllak është e qarkullueshme me zinxhirë deri në qendrën e njësisë administrative Malzi ndërsa pjesa tjetër deri në Qafë Shllak e Qafë Mali është e qarkullueshme me zinxhirë. Gjihashtu akset rrugore Kukës-Krumë dhe Krumë-Qafë Prushi-Kam janë të qarkullueshme pjesërisht pa zinxhirë Akset Bajram Curri-Valbonë, Bajram Curri-Qafë Luzhë-Kam dhe Dushaj – Lekbibaj janë të qarkullueshme me zinxhirë ndërsa aksi Bajram Curri-Qafë Morinë është i qarkullueshëm pa zinxhirë. Akset rrugore rurale të njësive administrative Grykë-Çajë, Kalisë, Arrën, Surroj, Zapod dhe Shishtavec, me fshatrat e tyre vijojnë të jenë të bllokuara nga dëbora. Rrugët rurale të fshatrave Cahan dhe Mujaj-Dajç ,Brenogë, Domaj, Pogaj, Kishaj, Pusi i Thatë Selimaj, Lekurtaj, Shëngjergj, Peraj, Palcë, Brisë, Gjonpepaj, Curraj i Epërm dhe Myhejan për në qendër të Njësive Administrative janë të bllokuara. Pa energji elektrike janë Njësitë Administrative Grykë-Çajë ,Arrën, Lekbibaj si dhe fshatrat Çam, Gjinaj, Pogaj dhe Kishaj Grupet e punës së OSHEE-së po punojnë për të sjellë energjinë elektrike në zonat problematike të qarkut.

QARKU DIBËR – Në bashkinë Dibër aksi rural Reç-Lurë dhe Peshkopi-Lurë janë të bllokuar dhe po punohet në secilin prej tyre. Akset e tjera kombëtare janë të qarkullueshme ndërsa firmat kontraktore vazhdojnë të duke pastruar borën dhe hedhur kripë e skorie në rrugë. Akset rrugore Qafë Bualli-Peshkopi, Skuraj-Burrel, Ura e Qytetit-Zerqan dhe Burrel-Qafë Bualli qarkullimi bëhet pa zinxhirë. Në këto rrugë punojnë 9 borëpastruese. Ndërkohë akset Peshkopi-Kala e Dodës Muhurr-Draj Reç, Qafë Bualli-Krastë, Burrel-Macukull, Ura e Çerenecit – Steblevë, Ura e Çerenecit-Ostren-Trebisht, Klos-Xibër dhe Klos-Gurrë qarkullimi bëhet me zinxhirë. Në këto akse janë angazhuar 17 borëpastruese. I gjithë qarku është furnizuar normalisht me energji elektrike

QARKU SHKODËR – Akset rrugore kombëtare janë të gjithë të qarkullueshëm, pjesërisht pa dhe me zinxhirë. Situata më problematike paraqitet në akset rurale si Shkodër-Shosh-Breg Lumi, i cili është bllokuar në vendin e quajtur Mali i Shoshit dhe Shkodër-Bogë-Theth i cili është bllokuar në Qafë Thore. Në këto dy akse trashësia e dëborës arrin deri në 1 metër. Për pastrimin e tyre janë angazhuar 3 fadroma dhe një mjet me zinxhirë i ushtrisë. Ndërkohë në akset Qafë Mali-Fierzë Fush Arrëz-Qafë Shllak dhe Qafë Qelëz-Pukë-Fushë Arrëz janë të qarkullueshme me zinxhirë Probleme furnizimi me energji elektrike ka në disa fshatra të njësisë administrative Shalë, Shosh, Pult Iballë, Fierzë, Blerim dhe Gjegjan Grupet e punës së OSHEE-së po punojnë për riparimin e defekteve.

QARKU LEZHË – Aksi rrugor kombëtar Rrëshen-Tuneli i Kalimashit është i qarkullueshëm me zinxhirë në pjesë të veçanta. Firma kontraktore po punon me 7 borëpastruese për të pastruar borën dhe hedhur kripë e skorie në këtë aks rrugor për të siguruar kalueshmërinë e mjeteve. Aksi rrugor Rrëshen-Burrel është i hapur por në pjesë të caktuara ka vështirësi kalimi si pasojë e ngricave. Policia rrugore po monitoron qarkullimin e mjeteve në akset rrugore kombëtare të qarkut. Akset rrugore rurale të njësive administrative Fan, Orosh dhe Selitë, janë hapura nga bora, e cila ka trashësinë nga 30-50 cm. Në njësinë administrative Fan, Orosh dhe Selitë, mungon pjesërisht energjia elektrike. Grupet e punës së OSHEE po punojnë për të riparuar defektet.

QARKU ELBASAN – Akset rrugore kombëtare janë gjithë të qarkullueshëm normalisht nga mjetet. Aksi rrugor Librazhd-Stëblevë është i qarkullueshëm me zinxhirë pasi ka prezencë ngrice. I gjithë qarku është furnizuar normalisht me energji elektrike.

QARKU KORÇE – Të gjitha akset rrugore kombëtare janë të qarkullueshme pa zinxhirë, me përjashtim të aksit rrugor Pogradec-Lin, në të cilin duhet të përdoren zinxhirët. QARKU VLORË – Në Qafën e Llogarasë firma kontraktore ka punuar duke hedhur kripë dhe skorje në aksin rrugor dhe qarkullimi i mjeteve kryhet pa zinxhirë. Në Qafën e Muzinës nuk kanë rënë reshje bore por ky segment rrugor mbahet në monitorim nga firma kontraktore. Nga qarqet e tjera të vendit nuk raportohen situata emergjente të krijuara nga kushtet e motit.

Artikulli paraprakRRITET NUMRI I VIKTIMAVE NGA I FTOHTI
Artikulli tjetërI FTOHTI – TIRANË, STREHOHEN 193 PERSONA NË SITUATË RRUGE