Vazhdon urgjenca e motit të keq në Emilia Romagna me shira të pandërprerë, zona të gjera nën ujë dhe rrëshqitje të reja dheu që po gjunjëzojnë Apeninet.

Numri i njerëzve që u është dashur të largohen nga shtëpitë e tyre rritet në më shumë se 36,600, shumica e tyre në zonën e Ravenës. Ndërkohë, një helikopter që kontrollonte linjat e energjisë është rrëzuar dhe për pasojë 4 persona janë plagosur, dy prej tyre rëndë. Mediat italiane raportojnë se kryeministrja Giorgia Meloni po rikthehet në Itali nga takimi i G7 që po zhvillohet në Hiroshima: “Ndërgjegjja ime kërkon që të kthehem”, tha ajo.

Sot Meloni do të vizitojë zonat e përmbytura dhe bën të ditur: “Të martën masat për zonat e prekura do të jenë në MZHK, do të gjenden burimet”. Sakaq, ministri Salvini bëri thirrje që të zhbllokohen digat që kanë mbetur bosh prej dekadash. Mes të tjerash raportohet se në Kalabri, një burrë humbi jetën kur u godit nga një pemë që u rrëzua teksa ai po ecte me qenin e tij. Sinoptikanët kanë paralajmëruar për sot një ciklon.

Artikulli paraprakSHITBLERJE VOTASH NË GREQI, ARRESTOHEN 5 PERSONA!
Artikulli tjetërSHUGUROHET KISHA E RE E NARAÇIT