Moti i keq ka goditur Siçilinë duke shkaktuar probleme edhe në trafikun ajror. Në Catania ka patur dhjetëra fluturime të devijuara, ndërsa ka patur vonesa në shumë fluturime të tjera. Probleme ka patur edhe në Alcamo, ku shiu i rrëmbyer ka përmbytur shtëpi, dyqane e magazina.

Ndërkohë 5 turistë rrezikuan seriozisht jetën në Catania, pasi minibusi me të cilin udhëtonin e mori rrjedha e ujit në rrugë. Atyre iu desh të braktisnin mjetin, ndërsa u shpëtuan nga Mbrojtja Civile të cilët i dërguan në një zonë të sigurt.

Po ashtu me dhjetëra shoferë mbetën të bllokuar në makinat e tyre, por fatmirësisht nuk mbeti askush i lënduar. Në Meddina, për shkak të alarmit nga moti i keq, janë mbyllur shkollat dhe po ashtu edhe në zonën e Tirrene.

 

Artikulli paraprakTURIZMI MALOR, KLSH: S’KA INVESTIME E AS PROMOVIM! MUNGESË STAFI E STRATEGJIE, MASAT E MARRA NUK KANË QENË EFEKTIVE
Artikulli tjetër2009-2020, BERATI DHE TIRANA ME RRITJEN MË TË MADHE TË SHPENZIMEVE MUJORE TË FAMILJEVE, GJIROKASTRA ME RËNIE