Korporata Elektroenergjitike Shqiptare, duke u nisur nga situata e krijuar ne vend nga reshjet e dendura tw shiut, ka treguar situaten aktuale te shkarkimeve ne kaskaden e Lumit Drin. Sipas të dhënave të publikuara nga KESH, niveli i liqenit në HEC-n e Fierzës llogaritet 270.23 m nga 296 m qe eshte niveli maksimal i lejuar. Në HEC-in e Komanit niveli i liqenit është 172.27 m, nga 176 m qe eshte niveli maksimal i lejuar, ndërsa në HEC-in e Vaut të Dejës, 74.60 m, nga 76 m që është niveli maksimal i lejuar.
Prodhimi në të tre HEC-et është :
* Hec Fierzë, 1610 MWh (ditor)
* Hec Koman, 7210 MWh (ditor)
* Hec Vau Dejës, 4130 MWh (ditor)
Për çdo ndryshim të dhënash, Korporata Elektroenergjitike bwn tw ditur se do të mbajë të informuar në mënyrë transparente opinionin publik si dhe autoritetet përgjegjëse.
Ndwrkohw nw një bilanc të bërë nga Bashkia Shkodër për situatën e aktuale bëhet me dije se në disa njësi të këtij qyteti kanë mbetur pa energji elektrike.
Përkatësisht NJ.A Rrethina nuk ka furnizim me energji elektrike në fshatrat Bardhaj, Hoti i Ri, Golem, Shtoj i ri.
Në NjA Ana Malit nuk ka furnizim me me energji elektrike. Janë rreth 150-200 HA tokw e përmbytur në fushën e Muriqanit. Në NJA Dajç, kanali ujitës që vjen nga Bërdica është burim përmbytjesh në zonën e banuar në fshatin Darragjat, Shirq për arsye se portat që shërbejnë për bllokimin e ujit nuk ekzistojnë fare.
Për këtē shqetesim janë të informuar Drejtoria Rajonale e Bordit të Kullimit Lezhë.
Në NJA Pult nuk ka furnizim me energji elektrike.