Moti i keq reshje të dendura shiu dhe ere të fortë ka krijuar probleme në Lezhë. Në disa lagje të qytetit sistemi i kanalizimeve nuk e përballoj nivelin e prurjeve, duke bërë që uji të dalë në siperfaqe dhe të vërshojë nëpër lagje.

Kjo situatë vështiresii levizjen e qytetareve kryesisht në bllokun e banimit 11.2 hektarë të lagjes “Besëlidhja” dhe në lagjen prane stacionit të trenit.

Moti i keq ka krijuar probleme dhe me furnizimin me energji elektrike në disa zona të Lezhës. Dhjetra fshatra ne Zadrimë dhe bregun e matës ndodhen në erresire prej mbrëmjes të së premtes, përshkak të dëmtimit të linjave nga stuhia e shiut. Grupet e punes te Operatorit te Shperndarjes se Energjisë Elektrike ndodhen në terren dhe po punojnë për riparimin e defekteve dhe rikthimin e energjisë ne zonat ku mungon. Ndërkohë nga reshjet e shiut ka patur rritje të prurjeve ne lumenjt Drin, Gjader dhe Mat, por fatmiresisht nuk përbëjnë rrezik për përmbytje, ndërsa situata po mbahen nën monitorim të vazhdueshem në tre bashkitë e Qarkut të Lezhës.

 

Artikulli paraprak“SHTERROHET” UJI NË LUMIN E SHALËS
Artikulli tjetërPREMIERA E KOMEDISË “KRIMI ËSHTË I IMI”