Moti i keq që ka përfshirë vendin ka rikthyer reshjet e borës në zonat veriore dhe verilindore të vendit. Kukesi është gjuar këtë të premte i mbuluar nga bora. Në zonat rurale trashësia ka arritur deri në 8 cm.
Reshje dëbore ka pasur edhe në Rrugën e Kombit, por deri më tani qarkullimi kryhet pa probleme.