Pas përkeqësimit të situatës meteorologjike në vend dhe përmbytjes së zonës pranë portit detar të Vlorës, ka ardhur reagimi edhe nga Ministria e Infrastrukturës.

Në një deklaratë për mediat, Ministria e Infrastrukturës bën me dije se situata në tërësi është normale, me përjashtim të përmbytjes së godinës së administratës në portin e Vlorës.

Njoftimi i plotë:

Në Portin e Durrësit, pavarësisht reshjeve të shiut, situata paraqitet normale. Në Portin e Vlorës ka patur prezencë uji në afërsi të godinës së administratës por pjesa e terminalit ku përpunohen pasagjerët nuk ka probleme.

Trageti u akostua me 45 minuta vonesë për shkak të kohës së keqe. Në Portin e Sarandës, për shkak të kushteve të vështira atmosferike, linja Korfuz-Sarandë-Korfuz nuk do të operojë.

Në Portin e Shengjinit, nuk paraqiten probleme dhe puna vazhdon normalisht. Drejtoria e Përgjithshme Detare ka sinjalizuar kapitenerite e porteve që të njoftojnë mjetet lundruese për përkeqësim të mundshëm të motit në orët në vijim

Artikulli paraprakMETA MERR ÇMIMIN: POLITIKANI NDËRKOMBËTAR I VITIT 2018
Artikulli tjetërBIE NGA 20 METRA LARTËSI TEKSA PUNONTE, HUMB JETËN SHQIPTARI NË ITALI