Pavarësisht reshjeve të shiut me initesitet të lartë të rëna gjatë mbrëmjes nuk janë shkaktuar situata përmbytjesh në asnjë zonë të territorit të vendit. Kjo është bërë e ditur nga Ministria e Mbrojtjes.
Ministria njofton se bashkitë Shkodër, Lezhë, Fier, Vlorë, Gjirokastër, Durrës e Elbasan do të jenë në monitorim të prurjeve të lumenjve në orët në vijim, pasi sipas parashikimeve piku i prurjeve do të arrihet në datën 20.
Në zonat malore, ku ka patur reshje bore po punohet në disa akse për pastrimin e rrugëve nga inertet. Vijon puna dhe nga forcat e OSHEE-së për riparimin e defekteve dhe rikthimin e energjisë në disa njësi administrative.
Ministria e Mbrojtjes njofton se Forcat e Armatosura kanë të angazhuara në nivel kombëtar 1200 forca dhe 450 mjete së bashku me shërbimin zjarrfikës, atë mjekësor, si dhe Policinë e Shtetit për të ndërhyrë në çdo rast nevoje.