Veriu i Italisë që prej ditës së djeshme është prekur nga moti i keq, ku stuhitë e shkaktuar nga erërat e forta kanë sjellë dëme të shumta, ku deri më tani kanë regjistruar 7 viktima dhe dhjetëra të plagosur mes mes Toskanës dhe ishullit Korsik.

Guvernatorët e dy rajoneve më të prekura, Venetos dhe Toskanës , Luca Zaia dhe Eugenio Giani kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme.

Shirat e dendur dhe erërat e forta goditën edhe Firencen. Stuhitë e forta shkaktuan dëmtime në zonën bregdetare të Versilias, ku çadrat dhe karriget u hodhën në erë në disa prej vendpushimeve të famshme të plazhit.

Në rajonin verior të Ligurias, erërat e forta goditën bregdetin midis Chiavari dhe Sestri Levante, duke shkaktuar probleme në linjën e trenit Genoa-La Spezia, ku disa kasolle plazhi ranë në shina dhe dëmtuan linjën e energjisë elektrike. Pesë familje u evakuuan në zonën e afërt Tigullio pasi një tornado goditi zonën dhe dëmtoi shtëpitë e tyre.

 

Artikulli paraprak‘DO TË KENI SHUMË LAJME, MUNDËSI TË MIRA PO VIJNË…’,JA ÇFARË THONË YJET PËR JU SOT
Artikulli tjetërSHQIPTARËT PO I BESOJNË GJITHNJË E MË SHUMË EUROS, MBAJTJA E PARASË FIZIKE ËSHTË RRITUR NË NIVELET E NJË DEKADE MË PARË