Moti i keq që ka përfshirë shtetin fqinj Italinë, ka detyruar Mbrojtjën Civile të lëshojë alarmin portokalli për mot të keq në Sardenjë dhe Bazilikatë.
Mbrojtja Civile gjithashtu ka lëshuar alarmin e verdhë në shtatë rajone të tjera të Italisë, të përshkuara nga cikloni mesdhetar ‘Blas’: Kalabria, Lazio, Lombardia, Piemonte, Pulia, Siçilia dhe Toskana.
Të dielën, një burrë i moshuar vdiq në jug të Sardenjës, i mbuluar nga uji dhe balta në makinën e tij në bregdetin Sulcis.
Të gjitha shkollat janë mbyllur në ishullin e Sardenjës, qindra banesa ndodhen nën pushtetin e ujit, si pasojë e reshjeve të dendura që kanë përfshirë vendin.