Moti i keq që ka shpërthyer gjatë ditëve të fundit gjithë Europën e Ballkanin ka shkaktuar dhe mjaft aksidente rrugore për shkak të rrugëve të ngrira e borës.

Mediat lokale italiane infomojnë sot se për shkak të akullit që ka mbuluar rrugën Corso në afërsi të qytezës Camposampiero, në provincën e Padovës, rajoni i Venetos, ka humbur jetën një shqiptar 58 vjeç. Aksidenti ka ndodhur në afërsi të qytezës Camposampiero, rreth orës 06:30 të mëngjesit të sotëm. Për shkak të rrugës së ngrirë, 58 vjeçari shqiptar ka humbur kontrollin e automjetit të tij tip Foord Focus, duke dalë nga rruga, e u përplasur me një mur, fakt që i ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Shqiptari quhej Gjergj Melaj, 58 vjeç e rezident prej vitesh në Itali në qytezën e Camposampiero.

Artikulli paraprakSHQIPËRIA E MBËRTHYER NGA NGRICAT DHE BORA GJATË GJITHË JANARIT
Artikulli tjetërUSHTRIA SHPËRNDAN NDIHMA NGA AJRI NË ZONAT E IZOLUARA TË KUKËSIT